Dy palestinezë u vranë dhe 2 të tjerë u plagosën pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një automjeti në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas lajmit të televizionit palestinez, forcat izraelite hapën zjarr ndaj një automjeti në të cilin ndodheshin palestinezët në postbllokun ushtarak të Havarës në pjesën jugore të Nablusit.

Mësohet se në këtë ngjarje humbën jetën 2 palestinezë, Remzi Zebare dhe Imad Abu Rashid ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Në një deklaratë me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se ushtarët kanë vërejtur 2 automjete të dyshimta në Nablus dhe kanë hapur zjarr duke plagosur ata që ndodheshin në automjet.

Në deklaratë thuhet se nuk ka viktima apo të plagosur nga ushtarët izraelitë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re