Ushtarët izraelitë vranë një të ri palestinez gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve Balata në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, drejtori i Qendrës së Shërbimit Emergjent të Gjysmëhënës së Kuqe në Nablus, Ahmed Jibril tha se dy të rinj, njëri i plagosur në kokë dhe tjetri në shpinë, u sollën në spitalin Rafidiya dhe pas ndërhyrjes mjekësore ka ndërruar jetë i plagosuri rëndë Izzeddin Mustafa Hafi (18).

Thuhet se ushtarët izraelitë në rajon sekuestruan çelësat e të gjitha automjeteve të urgjencës që u përpoqën të arrinin tek të plagosurit dhe penguan ndërhyrjen mjekësore.

Sipas burimeve në Nablus, gjatë bastisjeve të kryera nga forcat izraelite ka patur përleshje me grupet e rezistencës palestineze në kampin e refugjatëve Balata në pjesën lindore të qytetit të Nablusit dhe në Qendrën Kulturore Jaffa në rajon.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re