Një palestinez u qëllua për vdekje sot në mëngjes nga forcat izraelite të sigurisë për shkak të një sulmi të dyshuar me makinë ndaj një postblloku ushtarak në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shërbimi i urgjencës i Izraelit Magen David Adom pretendoi në një deklaratë se palestinezi kreu sulmin në postbllokun Jabara pranë qytetit Tulkarem të Bregut Perëndimor.

Deklarata thotë se një roje izraelite e sigurisë u godit nga një automjet dhe u lëndua rëndë, duke shtuar se forcat e sigurisë në pikën e kontrollit qëlluan dhe “neutralizuan” palestinezin.

Roja i sigurisë është dërguar në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Hashomer.

Autoriteti Palestinez nuk ka lëshuar një deklaratë deri më tani në lidhje me sulmin e supozuar dhe identiteti i palestinezit nuk është zbuluar.

Forcat izraelite vranë palestinezin Mohammad Salimah të shtunën pranë portës së Damaskut jashtë qytetit të vjetër të Kudsit me arsyetimin për kryerjen e një sulmi me thikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re