Një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë në veri të Bregun Perëndimor të pushtuar.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se ushtria izraelite në mëngjes kreu bastisje në një kamp refugjatësh në Jenin, në veri të Bregut Perëndimor dhe zonave përreth.

Palestinezi Ahmed Muhammad (21) nga Burkinabi u vra në bastisje dhe tre persona të tjerë u plagosën nga municionet e vërteta.

Lëvizja Palestineze e Rezistencës Xhihadi Islam tha se palestinezi i vrarë në Jenin ishte pjesëtar i tyre.

Ushtria izraelite në deklaratën e saj tha se gjatë bastisjes ka pasur përleshje në Jenin dhe se 12 persona janë arrestuar.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se ishte lëshuar një urdhër për rrënimin e shtëpisë së familjes së palestinezit Raid Hazim, i cili u vra pas kryerjes së sulmit në Tel Aviv më 7 prill, në të cilin u vranë tre izraelitë.

Gjatë Ramazanit, muajit të agjërimit musliman, pati tensione të shtuara mes Izraelit dhe Palestinës. Në katër sulme të kryera në Izrael u vranë 14 izraelitë.

Të paktën 24 palestinezë, duke përfshirë katër të mitur, u vranë gjatë bastisjeve ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor në muajin prill, në trazirat që pasuan.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re