Një ushtar nga Amerika është detyruar të shohë lindjen e vajzës së tij me lidhje direkte nga celulari, pasi pati probleme me udhëtimin e tij.

Nëpërmjet programit Facetime, Brooks Lindsey vëzhgoi i përlotur të gjithë skenën e gruas në sallën e operacionit që po sillte në jetë vogëlushen.

Fluturimi i tij u vonua dhe u bllokua në aeroport, prandaj nuk arriti të shkonte në shtëpi në kohën e duhur.

Një grua që do udhëtonte në të njëjtin avion me të arriti të fotografonte ushtarin e ulur në një cep që po shihte çdo gjë. Ata vendosën ta quajnë Millie vajzën e tyre, që lindi e shëndetshme.

Fotografia është bërë virale duke u shpërndarë më shumë se 187 mijë herë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re