Ushtria e Azerbajxhanit po vendoset në rajonin Agdam pasi forcat armene dhe popullata e vendosur më vonë në disa fshatra aty po evakuohen në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar mes Azerbajxhanit dhe Armenisë nën ndërmjetësimin e Rusisë

Në pamjet e postuara në median sociale, vërehen mjetet e blinduara të ushtrisë së Azerbajxhanit që lëvizin drejt rajonit Agdam ndërsa azerbajxhanasit në anët e rrugëve i përshëndesin me brohoritje ushtarët.

Ushtria armene e cila vazhdon të tërhiqet nga rajoni Agdam u vendos zjarrin stacioneve, ndërtesave dhe pikave të kontrollit që ka përdorur.

Në pamjet e marra nga zonat në vijën e frontit nën kontrollin e Azerbajxhanit, vërehet tymi që ngrihet nga pozicionet në të cilat ndodhet ushtria e Armenisë.

Sipas marrëveshjes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me krizën e Malësisë së Karabakut, forcat armene duhet ta evakuojnë plotësisht qytetin Agdam deri më 20 nëntor.

Rreth 77 për qind e qytetit Agdam u pushtua nga ushtria armene në vitin 1993. Për shkak të pushtimit, rreth 200 mijë azerbajxhanas ishin të detyruar të largohen nga territoret e vendlindjes së tyre.

Shumica e fshatrave dhe qendra e qytetit Agdam e grabitur dhe shkatërruar nga armenët në periudhën e pushtimit, po presin të rikthehen në ditët e mëparshme duke shpëtuar nga situata e shkretë dhe e rrënuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re