Ushtria azerbajxhanase tha se shkatërroi 250 tanke dhe automjete të blinduara të ushtrisë armene në një operacion të nisur për çlirimin e territoreve të okupuara.

Ministria e Mbrojtjes deklaron se ushtria azere është ende duke përparuar dhe ka pastruar disa pozicione të forcave armene.

“Një numër i madh i ushtarëve armenë u neutralizuan dhe pajisjet dhe armët u shkatërruan”, tha ajo në një deklaratë.

Ministria deklaroi se ushtria azerbajxhanase shkatërroi 250 tanke dhe automjete të blinduara të Armenisë, 270 sisteme artilerie dhe raketash, 60 sisteme të mbrojtjes ajrore, tetë depo municioni, afërsisht 150 kamionë ushtarakë dhe automjete, e këto, nga 27 shtatori deri më 7 tetor.

loading...

Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme Nago-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të KB dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Nago-Karabak dhe shtatë rajone të tjera të okupuara të Azerbajxhanit.

loading...