Teksa e gjithë vmëndja është fokusuar tek parandalimi dhe përhapja e virusit COVID 19, pak km larg Tiranës ka një realitet tjetër. Banorët e Thumanës vijojnë të qëndrojnë në çadra, ndërsa nuk I njohin dhe as I zbatojmë sugjerimet e mjekëve.

Këto ditë ministria e mbrojtjes ka nisur shpërndarjen e ndihma për banorët e Thumanës, zona më e prekur nga tërmeti. Familjet kanë përfituar pako me ushqime.

Paralelisht ministrja Olta Xhaçka ka këshilluar qytetarët të respektojnë masat për parandalimin e virusit.

Por banorët ankohen se jo të gjitha familjet kanë përfituar ndihma. Sipas tyre edhe zyrtarët e pushtetit vendor I kanë lënë ata në harrese.

Aktulaisht janë mbi 1000 familije në zonat rurale që prej muajit dhjetori vijojnë të qëndrojnë në cadrat e shpërndsara nga qeveria, pas dëmtimit të banesave pas tërmetit, duke përbërë një rrezik të mundshëm për përhapjen e virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re