Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev njoftoi se ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar edhe 13 fshatra të tjerë nga pushtimi armen.

Nga llogaria e tij në Twitter, Aliyev shkroi: “Ushtria triumfuese e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi fshatrat Agalı, Agalı i dytë, Agalı i tretë dhe Zerneli në Zengilan; fshatin Mandılı në Fuzuli; fshatrat Kazanzemi, Hanagabulak, Çullu, Kushçular dhe Karaagac të Jabrayil si dhe fshatrat Giyaslı, Edilce dhe Gılıcan të Qubadli. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Malësia e Karabakut është Azerbajxhan”.

Që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi i Armenisë qendrat e 4 qyteteve, 3 qyteza dhe rreth 170 fshatra si dhe disa lartësira strategjike.

loading...