Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se qendra e qytetit Zengilan dhe gjashtë fshatra të tij, si dhe 18 fshatra të qyteteve Fuzuli, Jabrayil dhe Hocavend janë çliruar nga pushtimi i Armenisë.

Aliyev, në adresimin për kombin, njoftoi se fshatrat Dörtçınar, Kürtler, Yukarı Abdurrahmanlı, Kargapazar, Aşağı Veyselli dhe Yukarı Aybasanlı të qytetit Fuzuli; fshatrat Sarafşa, Hasankaydı, Fuganlı, İmambağı, Taşveyselli, Aktepe dhe Yar Ehmedli të qytetit Jabrayil; fshatrat Ağcakend, Mülküdere, Taşbaşı, Güneşli dhe Veng në Hocavend janë çliruar nga pushtimi.

Ai njoftoi se fshati Veng në Hocavend është ndryshuar në Çınarlı.

Presidenti azerbajxhanas gjithashtu bëri të ditur se ushtria azerbajxhanase ka filluar të çlirojë edhe tokat e qytetit Zengilan, duke shtuar se qendra e qytetit dhe fshatrat Havalı, Zerneli, Memmedbeyli, Hekeri, Şerifan dhe Muganlı tashmë janë nën kontrollin e Azerbajxhanit.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re