Tanket izraelite ndodhen në kufirin me Rripin e Gazës dhe brenda territorit palestinez, në gatishmëri për të vijuar aksionin e tyre.

Fuqitë arabe i kërkuan Izraelit dhe Hamasit të bien dakord për një marrëveshje, armëpushimi dhe lirimin e pengjeve të përshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden.
Sipas propozimit të presidentit amerikan Joe Biden, luftimet do të ndaleshin për gjashtë javët fillestare dhe pengjet do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë, përpara fillimit të një faze për rindërtimin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, theksoi se luftimet do të duhej të ndalonin përkohësisht për të liruar personat e marrë peng dhe se Izraeli ende planifikon të shkatërrojë Hamasin.
Një deklaratë nga zyra e kryeministrit tha se kabineti i luftës i Izraelit po mblidhej të martën në Jerusalem, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re