Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit nga SHBA ka deklaruar se ka marrë ‘aminin’ e Amerikës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Deklarimet e kryeministrit janë mbështetur dhe nga ambasada SHBA-së në Kosovë të cilët kanë thënë se e mbështesin bërjen e Republikës së Kosovës me ushtri, por sipas RTK2, ka folur për një ushtri me mandat të kufizuar për vetëmbrojtje territoriale.

 

Sipas Ambasadës, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të ketë parasysh natyrën multietnike, pa harruar që çdo gjë duhet të koordinohet me aleatët dhe NATO-n.

 

“Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë të Kosovës që të sigurohen se ky proces të vazhdojë në mënyrë gjithëpërfshirëse të pasqyrojë natyrën multietnike të Kosovës. Është thelbësore që Kosova, nga ky moment e tutje, të jetë e koordinuar ngushtë me aleatët e NATO-s dhe se me të gjithë qytetarët të angazhohen deri në tranzicion”.

 

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Asamblesë së Forcës së Sigurisë së Kosovës para dy ditësh ka miratuar propozimet për tre projektligjet përmes të cilave do të bëhet shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re