Ushtria e Libanit njoftoi se 2 anije ushtarake të Izraelit hynë në ujërat territoriale libaneze duke shkelur kufirin.

Deklarata e ushtrisë libaneze për këtë çështje u publikua nga agjencia zyrtare e vendit, NNA.

“Një anije armike ushtarake izraelite shkeli kufijtë detarë të Libanit dhe qëndroi në ujërat tona territoriale 1 orë e 5 minuta. Përsëri në të njëjtin rajon, një varkë e dytë izraelite shkeli kufirin. Kjo varkë qëndroi në ujërat tona territoriale për një kohë më të shkurtër”, thuhet në deklaratë.

Shkeljet i janë raportuar Task Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila është vëzhguese në kufirin jugor.

Me ndërmjetësimin e OKB-së dhe SHBA-së pritet që në ditët në vijim të nënshkruhet marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve fqinje, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe janë në luftë.

Vlen të përmendet se shkeljet e kufirit në det të shpallura nga ushtria e Libanit kanë ndodhur para marrëveshjes.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re