Ushtria e Mianmarit në faqen e saj në Facebook publikoi rezultatet e hetimeve lidhur me krizën njerëzore në provincën e Arakanit.
Sipas lajmit të BBC-së në një deklaratë të ushtrisë së Mianmarit të publikuar në Facebook thuhet se ushtarët kanë mohuar pretendimet se kanë vrarë muslimanët Rohingya në Arakan, kanë djegur fshatra, kanë përdhunuar vajza e gra dhe kanë bërë vjedhje.
Në deklaratë pretendohet se banorët, opinionet e të cilëve janë marrë, janë dakord për atë se “forcat e sigurisë nuk kanë vrarë banorët e pafajshëm, nuk janë përfshirë në akte të sulmeve seksuale dhe të përdhunimit të grave, nuk kanë rrahur, nuk kanë arrestuar dhe nuk kanë vrarë banorët, nuk kanë vjedhur stolitë, automjetet dhe kafshët e fshatarëve, nuk kanë vënë në zjarr xhamitë dhe shtëpitë dhe nuk kanë ngacmuar banorët”.
Në deklaratë e cila vlerësohet si iniciativë e ushtrisë së Mianmarit “për pastrim”, po ashtu pretendohet se përgjegjës për vënien e zjarrit shtëpive dhe ikjen e mijëra personave nga vendi janë “terroristët” brenda Rohingyave.
Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit
Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur, shkruan aa. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjet dhe daljet në rajon.
Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë, si dhe mbi 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, detare apo të lumenjve. Ndërkohë dhjetëra mijëra të tjerë janë në kërkim të rrugëve për t’u larguar në Bangladesh.
Parashikohet se rreth 2 milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 350 mijë për shkak të largimeve nga sulmet sistematike. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re