Forcat e lidhura me operacionin francez Barkhane kanë vrarë gjashtë civilë në një operacion që zhvilluan në verilindje të Malit, tha media lokale.

Në një deklaratë të bërë nga operacioni Barkhane njoftohet se një sulm ajror është kryer kundër terroristëve të armatosur në një zonë 60 kilometra larg nga rajoni Indelimane.

Në deklaratë, teksa nuk jepet numri i të vdekurve lidhur me ngjarjen, thuhet se u bënë të papërdorshëm se tre motorë.

Ndërkaq, në lajmet në shtypin lokal, theksohet se në sulm janë vrarë gjashtë të rinj që kishin vajtur për gjueti dhe u pretendua se Franca ka shënjestruar popullatën civile.

Në lajmet, që bazohen në deklaratat e dëshmitarëve, vihet në dukje se personat që ushtria franceze i ka cilësuar si “terroristë të armatosur” janë gjashtë të rinj mes moshës 15 dhe 20 vjeç.

Ndër të tjera, u theksua se të rinjtë kishin dalë për të gjuajtur lepuj dhe thëllëza me tre motorë dhe armë zjarri në rajonin ku ndodhi sulmi ajror.

Ushtria franceze edhe më parë është akuzuar për vrasjen e civilëve

Ushtria franceze e vendosur në Mali, edhe në muajin janar ka qenë objektiv i akuzave të ngjashme.

Forcat Barkhane më 3 janar njoftuan se kishin neutralizuar me një sulm ajror një grup terroristësh të armatosur në fshatin Bounti, por popullata e rajonit kishte theksuar se të vrarët ishin të ftuar që ishin mbledhur për një dasmë.

Franca filloi operacionin “Barkhane” më 1 gusht 2014 pas operacionit ushtarak “Serval” që kishte filluar në fillim të viti 2013 në Mali. Në operacionin Barkhane i cili ka një kosto 1 milion euro në ditë, janë mobilizuar gjithsej 5.100 ushtarë të cilët janë me detyrë në Mali, Mauritani, Çad, Burkina Faso dhe Niger.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re