Forcat izraelite arrestuan 21 palestinezë në operacionin e ushtrisë gjatë bastisjeve sot në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan mediat palestineze.

Arrestimet u bënë në qytetet Betlehem, Hebron, Jeriko, Ramallah, Tubas, Jenin dhe Qalqilya, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa.

Forcat izraelite shpesh ndërmarrin fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e arrestimit të palestinezëve të “kërkuar”.

Ndërkohë, forcat izraelite shkatërruan një barakë dhe një strukturë bujqësore në veriperëndim të Kudsit, sipas këshillit lokal kundër vendbanimeve ilegale.

Vlerësimet e OKB-së tregojnë se ushtria izraelite shkatërroi 779 ndërtesa palestineze që nga fillimi i vitit 2022, 646 prej tyre në zonën C të Bregut Perëndimor dhe 133 në Kudsin Lindor.

Zona C është nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë së Izraelit derisa të arrihet një marrëveshje për statusin përfundimtar me palestinezët.

Sipas Marrëveshjes së Oslos të vitit 1995 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, u nda në tre pjesë – Zona A, B dhe C.

Burimi: AA