Ushtria izraelite sot arrestoi 30 palestinezë gjatë bastisjeve në disa qytete dhe zona në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se ushtria izraelite kreu bastisje dhe arrestoi 30 palestinezë nga disa zona në Bregun Perëndimor.

Sipas dëshmitarëve okularë, shumë ushtarë izraelitë sulmuan qytetin Beit Ummar në provincën Hebron dhe arrestuan 9 persona, përfshirë edhe të mitur.

“Bastisje u kryen edhe në zonat Nablus, Jenin, Qalqilye, Bethlehem dhe në periferi të Kudsit, gjatë të cilave u arrestuan 21 palestinezë”, njoftoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata masive të arrestimit në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kërkimit të palestinezëve “të dyshuar”.

Sipas institucioneve që merren me çështjet e të burgosurve, aktualisht në burgjet e Izraelit ka më shumë se 4.500 palestinezë, të paktën 500 prej të cilëve mbahen nën politikën izraelite të ndalimit administrativ pa akuza apo gjyq.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re