Raportohet se ka të vrarë dhe të plagosur si pasojë e bombardimit që ushtria izraelite ka kryer në një ndërtesë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

Në deklaratën nga Ministria e Brendshme në Gaza thuhet se Izraeli ka sulmuar kampin e refugjatëve Jabalia.

Në deklaratë thuhet se ka të vrarë dhe të plagosur si pasojë e bombardimit në një ndërtesë në lagjen Al-Khulefa në pjesën qendrore të kampit të refugjatëve Jabalia.

Mësohet se ndërtesa ishte 5 kate dhe u shkatërrua nga sulmi izraelit. Gjithashtu u shkatërruan edhe shtëpitë përreth ndërtesës.

Dëshmitarët okularë thanë se nga zona e bombarduar u hoq trupi i një personi dhe 10 të plagosurve.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re