Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër evakuimi për një numër zonash në Gaza. Ekspertët besojnë se kjo mund të nënkuptojë hyrjen e menjëhershme të forcave tokësore izraelite në territorin palestinez.

Zëdhënësi i IDF-së Avichay Adraee shpërndau urdhrin e evakuimit në X së bashku me një hartë që tregon të gjithë kufirin e Gazës si një “zonë të rrezikshme luftarake”.

“Palestinezët duhet të largohen nga lagjet Beit Hanoun, Khuza’a dhe Abasan al-Kabira dhe al-Jadida dhe të shkojnë në strehimore në qytetin e Gazës dhe Khan Younis.

Qëndrimi në këto zona vë në rrezik jetën tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj”, shton ai.

Ushtria terroriste izraelite kërkon evakuimin e zonave të gjera në Rripin e Gazës, duke përfshirë të gjitha pjesët lindore, veriore dhe jugore, ku ndodhen qindra mijëra palestinezë. Ushtria izraelite i detyron ata të ikin nën granatimet, gjatë muajit të Ramazanit, në kushte të vështira dhe urie të tmerrshme.

Të paktën 350 njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Mes tyre janë më shumë se 50 fëmijë dhe 28 gra. Viktimat vazhdojnë të mbërrijnë në pesë spitale në Rripin e Gazës, disa prej tyre në gjendje kritike.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka lëshuar udhëzime për mbylljen e kalimit Rafah nga Gaza në Egjipt për pacientët që largohen nga enklava për trajtim jashtë vendit, në mënyrë që të ushtrojë presion mbi Hamasin, raportojnë mediat izraelite. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko