Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka filluar të sulmojë me artileri topash disa objektiva në Liban në kundërpërgjigje të dhjetë raketave që u lëshuan ndaj vendit.
Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se nga Libani në anën e Izraelit u lëshuan më shumë se 10 raketa dhe se një pjesë e madhe e tyre janë shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes ajrore, ndërsa të tjerat kanë rënë në territore të hapura.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se civilët që jetojnë në zonat e afërta me kufirin e Libanit vazhdojnë rutinën e përditshme të tyre.
Zonat nga ku janë lëshuar raketat në Liban u goditën me zjarr artilerie.
Më 4 gusht, nga Libani në drejtim të Izraelit u lëshuan tre raketa.
Ushtria izraelite në kundërpërgjigje ndaj raketave të lëshuara goditi me artileri dhe bombardime ajrore disa rajone në Liban.
