Ushtria izraelite ka kryer 4.300 sulme ndaj Rripit të Gazës që nga 27 tetori, kur njoftoi se ka zgjeruar sulmet e saj tokësore kundrejt rajonit.

Në një deklaratë nga ushtria thuhet se njësitë tokësore izraelite vazhdojnë sulmet e tyre brenda Rripit të Gazës.

Më tej në deklaratë thuhet se forcat ajrore dhe njësitë tokësore izraelite kanë kryer 4.300 sulme në Gaza që nga 27 tetori.

Ndërsa në një deklaratë të bërë më parë nga ushtria izraelite ishte njoftuar se ndaj Rripit të Gazës janë kryer mbi 15 mijë sulme që nga 7 tetori.

Në sulmet izraelite të kryer ndaj Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 11.180 persona përfshirë 4.609 fëmijë dhe 3.100 gra.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re