Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur rreth 300 lokacione në Rripin e bllokuar të Gazës në 24 orët e fundit.

Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli vazhdon të intensifikojë sulmet që nisi kundër Gazës më 7 tetor.

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, thuhet se rreth 300 lokacione në gjithë Gazën janë goditur në 24 orët e fundit.

Pretendohet se midis vendeve të shënjestruara kishte “pika ushtarake” të krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izz al-Din al-Qassam.

Po ashtu thuhet se forcat tokësore në rajon patën përleshje me anëtarët e Brigadave al-Qassam.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re