Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar një operacion ushtarak kundrejt një pjese të Qendrës Mjekësore Al-Shifa në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në një postim nga platforma X theksoi se ndaj një pjese të caktuar të Qendrës Mjekësore Al-Shifa po zhvillohet operacion ushtarak.

Adraee pretendoi se operacioni nuk vendos në objektiv qytetarët, ekipet shëndetësore dhe të sëmurët brenda spitalit.

Duke vënë në dukje se para operacionit, çështja i është njoftuar drejtorisë së spitalit, zëdhënësi Adraee theksoi se para operacionit janë treguar përpjekje për evakuimin e të sëmurëve dhe të strehuarve nga spitali.

Në anën tjetër ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, në një deklaratë konfirmoi se Spitalit Al-Shifa i është dhënë informacion për fillimin e operacionit në fjalë.

Filluan të shtënat me armë

Drejtori i spitalit Al-Shifa Mounir Al-Bersh i cili u lidh në transmetim të drejtpërdrejt në kanalin Al-Jazeera, theksoi se ndaj spitalit vazhdojnë të shtënat me armë dhe bombardimet.

“Nëse mbijetojmë, do të vazhdojmë detyrën tonë, nëse biem dëshmorë do të takohemi në xhenet (parajsë)”, deklaroi Al-Bersh.

Ndërsa civilët që u lidhën përmes telefonatave të drejtpërdrejta nga brenda spitalit, theksuan se për shkak të sulmeve qëndrojnë larg dritareve në korridoret e brendshme të spitalit.

Çdo ditë ha gjysmën e një hurme

Një qytetar civil i quajtur Ahmed, që iu bashkua telefonatës së vazhdueshme të Al-Jazaeera-s nga spitali, ndaj pyetjes së drejtuar nga spikeri televizionit se “si ia bëni çështjen e të ushqyerit”, ai tha se “kam disa hurma dhe çdo ditë ha gjysmën e një hurme”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf Al-Qudra, në një deklaratë të bërë më parë nga faqja Facebook e ministrisë së shëndetësisë theksoi se “Pushtuesi izraelit përgjatë dy orëve vazhdoi bombardimin e ashpër dhe pasi rrethoi nga të gjitha anët Qendrën Mjekësore Al-Shifa, i ka vendosur të gjithë ata që ndodhen këtu në rrethin e vdekjes”

Zëdhënësi Al-Qudra tërhoqi vëmendjen se brenda spitalit Al-Shifa ndodhet ekipi shëndetësor prej 1.500 personash dhe rreth 7 mijë të strehuar.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re