Ushtria izraelite njoftoi se një palestinez që kishte “kaluar kufirin me një sëpatë” u qëllua për vdekje në kufirin Gaza-Izrael. Incidenti i fundit ka ngritur 125 numrin e të vrarëve palestinezëve nga ushtria izraelite në Gaza, që nga marsi, transmeton KosovaPost.

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite u tha se përpjekja jonë ishte për të ndaluar dy terroristët e armatosur me sëpata që deshën ta dëmtojnë gardhin e sigurisë. Ushtria izraelite p;rshkruan ngjarjen, derisa njofton se ndaj palestinezit është hapur zjarrë dhe ai është qëlluar për vdekje.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ende nuk ka dalë  me deklaratë lidhur me këtë incident./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re