Skip to content

Ushtria izraelite paralajmëron Sirinë

Ushtria izraelite njoftoi sot se ka qëlluar me tanke ndaj territorit të Sirisë, në shenjë paralajmërimi, pasi ushtria siriane kishte filluar punimet ndërtimore përgjatë kufirit me Izraelin.
Ushtria e Izraelit pretendon se Siria shkeli një marrëveshje armëpushimi të vitit 1974, duke përdorur makineri të rënda për të siguruar një fortifikim ushtarak mbi lartësitë e Golanit, në një zonë të çmilitarizuar midis dy shteteve./KP/