Ushtarët e Izraelit kanë rrënuar për herë të 119-të shtëpitë në fshatin El-Arakib, i cili ndodhet në shkretëtirën Negev, në jug të shtetit, ku jetojnë palestinezët, raporton (AA), .
Në një deklaratë për AA, anëtari i Komitetit të Mbrojtjes së Arakibit, Aziz et-Turi, u shpreh se forcat izraelite sot në mëngjes kanë realizuar një bastisje në fshat dhe kanë rrënuar të gjitha shtëpitë e palestinezëve me pretendim se janë “pa leje”.
Duke vënë në dukje se kjo është hera e 119-të e rrënimit të shtëpive në fshatin Arakib nga Izraeli që nga muaji korrik i vitit 2010, Turi tha se “Izraeli më parë një herë në muaj e rrënonte fshatin tonë, kurse tani çdo dy apo tre javë po realizon rrënime. Kurse ne do të qëndrojmë në mënyrë të vendosur në tokat tona dhe do t’i rindërtojmë shtëpitë e rrënuara nga Izraeli. Sepse kjo është toka jonë.”
Në fshatin Arakib jetojnë 87 palestinezë shtetas të Izraelit. Qeveria e Izraelit pretendon se fshati është formuar nëpërmjet rrugëve ilegale dhe se duhet të rrënohet. Kurse banorët e fshatit theksojnë se këto toka kanë mbetur trashëgim nga gjyshërit e tyre shumë më parë, para themelimit të Izraelit.
Banorët pas çdo rrënimi nga Izraeli, po vazhdojnë të rezistojnë duke i rindërtuar shtëpitë e tyre me materiale të drurit dhe të plastikës. Izraeli së fundi më 14 shtator kishte realizuar rrënime në fshatin Arakib.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re