Ushtria izraelite sot ka plagosur dhjetë palestinezë në përleshjet pasi rrethoi një shtëpi në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, njoftoi spitali Ibn Sina, ku u transportuan të plagosurit.

Mediat palestineze raportuan se në mesin e të plagosurve ishte Dawood Zubeidi, vëllai i të burgosurit të shquar të Fatahut, Zakari Zubeidi.

Dëshmitarët e ngjarjes theksuan për AA se përleshjet e armatosura po ndodhin aktualisht brenda kampit Jenin ku ushtria ka rrethuar një shtëpi në zonën Al-Hadaf dhe duke përdorur një altoparlant u ka bërë thirrje dy të rinjve të dorëzohen.

Radioja zyrtare “Zëri i Palestinës” tha se ushtria izraelite plagosi një palestinez në verilindje të qytetit Al-Bireh, pa dhënë më shumë detaje.

Ushtria izraelite tha se ka kryer një operacion “parandalues” në Bregun Perëndimor.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re