Ushtria izraelite ka marrë nën rrethim qytezën Halbul, që gjendet në jug të Bregut Perëndimor dhe mbahet i pushtuar nga Izraeli, me pretekstin se një palestinez nga një qytezë tjetër tentoi dje në mëngjes të sulmojë vendbanimet çifute,
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, bëhet e ditur se ushtarët izraelitë morën nën rrethim qytezën e palestinezët që tentoi të sulmojë me automjet një njësi të banueshme pranë vendbanimit çifut Gush Etziyon në jug të Bregut Perëndimor. Tentativa e palestinezit shkaktoi plagosjen e dy izraelitëve.
Në deklaratën ku bëhet e ditur se familja e palestinezit është thirrur për të deponuar, bëhet e ditur se “ Forcat izraelite, pas ngjarjes në fjalë kanë marrë nën rrethim për “një kohë” qytezën.
Ushtarët izraelitë kishin plagosur dje në mëngjes një palestinez për të cilin pretendojnë se kishte tentuar të sulmojnë vendbanimin çifut Gush Etziyon.
Edhe Radioja Shtetërore e Izraelit bëri të ditur se palestinezi 17-vjeçar plagosi dy izraelitë.
Autoritetet palestineze deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re