Forcat izraelite sot shkatërruan shtëpinë e një palestinezi të akuzuar nga Tel Avivi për përfshirje në një sulm me të shtëna vitin e kaluar, në të cilin u vra një kolon hebre.

Ushtria izraelite tha se Omar Jaradat ishte i përfshirë në sulmin që kishte në shënjestër vendbanimin kolon Homesh në fund të vitit të kaluar.

Ushtria tha në një deklaratë se forcat izraelite shkatërruan katin ku ndodhej shtëpia e Jaradat-it në një ndërtesë në fshatin Silat al-Harithiya në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Banorët vendas thanë se përleshje shpërthyen midis palestinezëve të zemëruar dhe forcave izraelite gjatë prishjes së shtëpisë.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, tha se “trazira u zhvilluan në pika të ndryshme” gjatë të cilave ushtarët u përgjigjën me plumba Ruger të kalibrit të ulët.

Përdorimi i armëve Ruger gjatë përleshjeve dënohet nga grupet e të drejtave të njeriut pasi arma mund të jetë fatale.

Nuk ka ende informacione për të lënduar.

Izraeli ka arrestuar pesë palestinezë në lidhje me sulmin me të shtëna të vitit të kaluar dhe ka njoftuar familjet e tyre për prishjen e shtëpive të tyre.

Ushtria izraelite shpesh prish shtëpitë e palestinezëve që i akuzon për përfshirje në sulme kundër kolonëve.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re