Skip to content

Ushtria izraelite: Sulmet tona vranë komandantin e Hezbollahut në Liban

2023 12 14t100340z 630012348 rc2yw4a8ba24 rtrmadp 3 israel palestinians slide 343364f3e12e972003e681ba8c973762fe5318f8 s1100 c50

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) kanë njoftuar se kanë vrarë një komandant të Hezbollahut në Liban.

Konkretisht, zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Haggari, ka bërë të ditur këtë të martë se komandanti Ali Hussein Barzi është vrarë në një sulm ajror në Libanin jugor .

Sipas IDF, Ali Hussein ishte përgjegjës për dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit, duke përfshirë sulmin e mëngjesit të sotëm në një seli ushtarake në Safed, në Izraelin verior.

Ushtria izraelite publikoi videon e sulmit ajror që synonte makinën në të cilën po udhëtonte Ali Hussein Barzi.//

ELIMINATED: Commander of the Southern Lebanon Region of Hezbollah’s Aerial Unit, Ali Hussein, has been eliminated by an IAF aircraft.

Ali led dozens of explosive and surveillance UAV terrorist activities against Israel, as well as the attack against the headquarters of the IDF…

— Israel Defense Forces (@IDF) January 9, 2024