Të paktën pesë persona humbën jetën si pasojë e sulmit që ushtria izraelite kreu ndaj zonës përreth shkollës së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Gaza.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, avionët luftarakë izraelitë sulmuan kampin e refugjatëve Al-Shati në perëndim të Gazës.

Në sulm u shënjestrua edhe zona përreth shkollës Abu Asi të UNRWA-së, ku ishin strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur.

Të paktën pesë persona u vranë në sulm, kurse shumë të tjerë u plagosën

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që kur grupi palestinez Hamas filloi një ofensivë të befasishme më 7 tetor.

Më shumë se 10.300 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 8.796 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.

Po ashtu më shumë se 22 mijë palestinezë janë plagosur në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, rreth 70 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re