Ushtria izraelite ka vrarë një palestinez gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve Al-Dehisha në qytetin Beit Lahim në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Kanali televiziv zyrtar palestinez raportoi se një palestinez u vra gjatë një incidenti midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve.

Forcat izraelite kryen bastisje në kampin e refugjatëve Al-Dehisha.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një tjetër palestinez u vra gjatë një operacioni mbrëmë nga ushtria izraelite në fshatin Yabad, afër qytetit Jenin dhe tre persona u plagosën.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re