Ushtria izraelite vrau sot një të ri palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ministria tha se Taher Mohammad Zakarneh, 19 vjeç, u qëllua për vdekje nga forcat izraelite në qytezën Qabatia, në jug të qytetit Jenin.

Një tjetër palestinez u plagos nga gjuajtjet e forcave izraelite, shtoi ministria.

Jani Abu Joukha, drejtor i spitalit Ibn Sina në qytetin e Jenin-it, tha për AA se një tjetër palestinez po trajtohet aty është qëlluar në këmbë nga forcat izraelite.

Transmetuesi zyrtar Palestine TV tha se forcat izraelite bastisën disa zona në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë rajonin e Jenin-it, dhe se një shkëmbim zjarri u zhvillua në Qabatia midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të rezistencës palestineze.

Forcat izraelite pothuajse çdo ditë kryejnë bastisje dhe inkursione në zonat palestineze me pretekstin e gjetjes së palestinezëve të kërkuar, gjatë të cilave ata përleshen me palestinezët.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re