Ushtria kineze ka shprehur indinjatë të fortë mbi futjen e sanksioneve amerikane dhe i kërkoi Shteteve të Bashkuara të tërheqin menjëherë vendimin, njoftoi Ministria e Mbrojtjes të shtunën.

Një zëdhënës i ushtrisë së Kinës tha se kjo lëvizje e Shteteve të Bashkuara është një “shkelje flagrante e rregullave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare”.

“Ne kërkojmë që pala amerikane menjëherë të korrigjojë gabimin e saj dhe të tërheqë të ashtuquajturat sanksione. Përndryshe, pala amerikane do të duhet të mbajnë pasojat e shkaktuara me këtë akt”, tha ai.

Uashingtoni paraqiti sanksione për ushtrinë kineze për blerjen e avionëve luftarakë rusë dhe raketave tokë-ajër.

Zyrtari kinez tha se bashkëpunimi ushtarak mes Kinës dhe Rusisë është bashkëpunimi i zakonshëm midis dy shteteve sovrane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në këto praktika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re