Parandalohet një përpjekje tjetër e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK-së në rrethin sirian Tel-Rifat, për t’u infiltruar në vijat e para të Ushtrisë Kombëtare Siriane në veri të vendit.

Terroristët e YPG/PKK-së u përpoqën të depërtojnë në vijën e frontit në rajonin e Kefer Kasir, në jug të Azazit, gjatë natës.

Përpjekja për infiltrim u zmbraps pasi ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane u përgjigjën me armë të rënda.

Sipas burimeve vendase të sigurisë, terroristët e YPG/PKK-së, të cilët pësuan viktima të shumta, u detyruan të tërhiqen.

Terroristët vazhdojnë të kryejnë sulme në qendrat e rrethit Afrin, Mare dhe Azaz nga rrethi Tel-Rifat, prej të cilit duhet të evakuohen si pjesë e marrëveshjes së arritur midis Turqisë dhe Rusisë më 22 tetor 2019.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re