Efektivë të batalionit të Dytë të Këmbësorisë dhe batalionit “Komando”, të Forcës Tokësore i janë përgjigjur menjëherë situatës së Emergjencave Civile, të krijuar nga një zjarr i fuqishëm që ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit, një masiv pyjor në fshatin Rrajcë në Përrenjas.
 
Trupat u nisën nga Tirana që orën 04:00 dhe nisën menjëherë operacionin për fikjen e flakëve.

Terreni i thepisur malor, ka rritur shkallën e vështirësisë së kryerjes së këtij operacioni, megjithatë trupat e Forcës Tokësore, janë ende në terren duke punuar për izolimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen totale të tyre.
 
Në ndihmë të trupave në tokë, Forcat e Armatosura kanë angazhuar edhe një helikopter Cougar të pajisur me kovë të posaçme për shuarjen zjarreve në terrene të vështrira.
 
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon dhe Forcat e Armatosura po dërgojnë të tjerë trupa për të zëvendësuar ata të angazhuar që në orët e para të mëngjesit
 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re