Skip to content

Ushtria merr nën kontroll Rinasin

Prej mbrëmjes së të mërkures disa forca të batalionit special të ushtrisë dhe policisë ushtarake janë dislokuar pranë aeroportit të rinasit dhe herpas-here patrullojnë me mjetet e tyre rreth pistës.

 

Për të inspektuar masat e marra, në komandën ajrore ishte vetë ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka e cila tha se ushtrarakët do të patrulojnë jashtë perimetrit të sigurisë. Duke theksuar se aeroporti përdoret edhe nga NATO ministrja Xhaçka sqaroi dhe bazën ligjore mbi të cilin u mor ky vendim.

 

Xhaçka dha një përgjigje edhe për presidentin e republikës Ilir Meta i cili kërkoi informacione nga shefi i shtabit. Një replikë në distancë ministrja kishte edhe për kreun e opozitës.

 

Përmes rrjeteve sociale edhe kryeministri Rama theksoi se prania e forcave ushtarake si reagim ndaj ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale është një praktikë në plot vende të tjera të europës. Kreu i qeverisë e cilëson marrëzi debatin për shkelje kushtetute dhe junte ushtarake ndërkohë që nga foltorja e parlamentit edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj sqaroi rolin e forcave te armatosura.

 

Krahas ushtrisë, edhe policia e shtetit ka rritur praninë rreth aeroportit. 3 toga të forcave speciale qëndrojnë në gadishmëri pranë terminalit ndërsa po bashkëpunohet edhe  me kompaninë private për sigurinë brenda rrethimit për të garantimin mbarvajtjen e lëvizjeve të udhëtarëve.