Kontigjente të aleancës arabe, mes asaj saudite dhe të Emirateve që lufton me milicinë Huthi në Jemën, mbërritën në ishullin Socotra të këtij shteti për manovra të përbashkëta, ku do të përfshihen dhe ato jemenase.

Socotra është në zemër të mosmarrëveshjes mes Jemenit dhe aleati i saj, Emirateve të Bashkuara Arabe.

EBA është shtylla e madhe e koalicionit, por trupat e saj u dërguan në këtë ishull javë më parë pa konsultime të mëparshme me qeverinë vendase, duke provokuar protesta nga ana e popullsisë lokale. Banorët kundërshtuan vendosjen e ushtrisë së Emirateve, me pretendimin se aty nuk ka rebelë Huthi.

Ata marshuan nëpër rrugë dhe kundërshtuan atë që u përshkrua si përzierje e Emirateve në punët e brendshme të krahinës pa kërkuar miratimin e kompetente.

Përpjekjet e Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë kontrollin e Socotro shihet si një lëvizje e këtij shteti të Gjirit për të zgjeruar ndikimin përtej kufijve të saj.

Socotra është e vendosur në Oqeanin Indian, 350 kilometra nga bregu jugor i Jemenit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re