Ushtria siriane ka pushtuar shumicën e qyteteve dhe fshatrave në Gutan Lindore dhe po vazhdon operacionet kundër bastioneve të fundit rebele.

Njoftimin për fitoren e ushtrisë siriane në Guta e ka bërë një zëdhënës i ushtrisë siriane, i cili tha se Damasku ishte i sigurt për fitoren në fushatën ushtarake që zgjati disa javë.

Bombardimet në Guta dhe vrasja e civilëve kishte ngritur shqetësimin në tërë botën, ku zyrtarë botërorë deklaronin se “në Guta ka zbritur ferri”.

Po ashtu OKB kishte kërkuar armëpushim 30 ditorë, për tu mundësuar organizatave humanitare të hynin në këtë vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re