Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë asgjësuar 103 bomba të cilat organizata terroriste YPG/PKK i kishte vendosur si kurthe në banesat e shtëpive në Afrin të Sirisë.

Elementët e TSK-së vazhdojnë punimet e kërkimeve dhe kontrolleve me qëllim për të rritur sigurinë në rajonin Afrin të cilin e ka çliruar nga terroristët.

Ekipet e TSK-së pasi i kanë grumbulluar në pjesën jugore rreth 3 km nga qendra e rajonit, kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar 103 bomba të cilat ishin vendosur si kurthe në banesat e shtëpive në qendër të Afrini, shkruan aa. TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) pastruan nga terroristët rajonin e Afrinit më 18 mars./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re