Skip to content

Ushtria turke lëshon pamjet e ofensivës së saj në Idlib: ja si e pësojnë forcat e Asadit

Ushtria turke lëshon pamjet e ofensivës së saj në Idlib, aty ku së fundi ka pësuar humbjen më tronditëse në jetë njerëzore në të gjithë operacionet e saj në Siri, me 33 ushtarë të vdekur nga sulmet e regjimit të Asadit.

Në 17 ditë, Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) thonë se neutralizuan 1,709 forca të regjimit, 55 tanke, tre helikopterë, 18 transportues të forcave të blinduara dhe 29 mjete transporti në operacionet e Idlib.

Po në këto operacione, siç raportojnë autoritetet turke, u shkatërruan dhe 21 automjete të regjimit, katër PAM, gjashtë depo municionesh dhe shtatë mortaja.

#sehitlerimizvar pic.twitter.com/0ifZ1xUQ5y

— toyota + 12.7 mm (@toyotawarr) February 28, 2020