Qëndrimi me orë të gjata përballë telefonit, kompjuterit ose laptopit është kthyer në një burim problemesh edhe për shëndetin. Kjo kohë e shpenzuar pa aktivitet fizik rëndon më së shumti në shtyllën kurrizore.

 

Fizioterapisti Marin Camaj, i cili prej 7 vitesh ushtron edhe profesionin e trajnerit të fitnessit, tregon dëmet komplekse të këtij fenomeni.

 

MARIN CAMAJ

 

TRAJNER FITNESSI

 

Telefoni ndikon shumë jo vetëm tek pjesa fizike por edhe mendore, është vënë re në kërkimet laboratorike që qëndrimet e gjata me shtyllën kurrizore të kërrusur, ndikojnë tek gjëndjet e ndryshme depressive, prandaj është e rëndësishme të lëvizim, të forcojmë pjesën e shpinës krejtësisht.

 

Ushtrimet që luftojnë problemet e shkaktuara nga teknologjia janë të thjeshta e mund të bëhen nga çdokush.

 

Camaj tërheq vëmendjen për më shumë aktivitet fizik, pa qenë e nevojshme të shkohet doemos në palestër.

 

Shumica e  personave  të ndryshëm evidentojnë stërvitjen si shumë inpenjative ,duhet të shkojnë në palestër do rrinë 1deri në 2 orë,por nuk është e thënë .Një stërvitje e mirë bëhet në një kohë shumë të shkurtër.Nise nga pak ,mos e bëj sfiduese për veten ,bëje proces të kendshëm,bëje si tip ,loje ,sporti që të pëlqen.

 

Çdo ditë mund të bëhen 20 minuta ose gjysmë ore stërvitje për t’u ndjerë mirë me veten fizikisht dhe jo vetëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re