Policia e Beratit ka arrestuar paraditen e sotme një 37-vjeçar, i cili ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.L., banues në Kuçovë.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat/Arrestohen 2 shtetas, për dhunë në familje, dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për krime kundër mjedisit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. L., 37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë seancës gjyqësore për caktimin e urdhrit të mbrojtjes në favor të bashkëshortes së tij, e ka kanosur atë;

-P. T., 50 vjeç, banues në fshatin Pështaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në Berat, pasi është kapur teksa transportonte me kamion, disa pllaka guri dekorative që dyshohet se i ka nxjerrë nga terreni i malit të Tomorit, në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re