Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lanabregasi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i dhunës në familje.

Vihet në pranga një 46-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe mbante armë zjarri në banesë, në Lanabregas, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lanabregasi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. D., 46 vjeç, banues në Lanabregas, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krëhër me municion luftarak. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kryerjen e detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re