Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ushtroi dhunë ndaj babait të tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet A. X., banues në Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se 32-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babai të tij, shtetasit me inicialet V. X., 58 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re