Policia e Tiranës ka arrestuar 53-vjeçarin me iniciale, A.M, pasi është përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestës së datës 19 prill, para Bashkisë së Tiranës.

53-vjeçari banues në Tiranë, gjatë tubimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re