Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar. Sipas bluve, i riu kishte ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re