Një 72 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ushtroi dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij. I moshuari dhe kunata e tij 59 vjeçare ndodheshin pranë ambienteve të gjykatës së shkallës së parë në Shkodër kur ka ndodhur ngjarja. Ata ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhërit të mbrojtjes ndaj 59 vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, në ambientet e Gjykatës së qarkut, arrestohet autori.

Këta shtetas ishin në seancë gjyqësore me objekt caktimin e urdhrit të mbrojtjes për këtë shtetase.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin P. V., 72 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases R. V., 59 vjeçe., banuese në të njëjtin fshat.

Të dy këta shtetas ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhrit të mbrojtjes nga shtetasi P. V., në favor të 59-vjeçares, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe më parë, ndaj kunatës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re