DVP Berat

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online.

Procedohen penalisht 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit M.H., 44 vjeç dhe I.Sh., 43 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit M.H, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi I.Sh.

M.K., 59 vjeçe dhe F.D., 43 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin Bar-Kafe, në pronësi të shtetases M.K, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.D.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

—————-

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit Xh.S., 56 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor “Hotel Colombo – Ura e re”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale, nga testi alkoolit keyer me aparatin drager rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.72 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re