Goditen 4 raste të organizimit të lojërave të fatit online, ndërsa ka nisur procedimi penal për 4 persona. Në kuadër të operacionit “Veprimi” policia e Beratit procedoi penalisht shtetasit me inicialet J.L., 40 vjeç, banues në Berat, A.G., 22 vjeç, banues në Kuçovë, E.D., 30 vjeç, banues në Polovinë, Kuçovë dhe N.V., 34 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokaleve që ata administronin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celular të cilët dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re